Vuçiq kushtëzon Kosovën: Procesi i dialogut mund të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se procesi i dialohut në Bruksel, mund të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës, njofton Klan Kosova.

Në përballjen e tij të parë me presidentin e Kosovës,Hashim Thaçin në Këshillin e Sigurimit në OKB, kreu i shtetit serb tha se është Kosova ajo e cila ka formuar ushtrinë dhe ka vendosur taksa ndaj mallrave serbe.

“Ne do të vazhdojmë me dialogun kur Kosova të heqë vendimin për tarifat. Nuk jam shumë optimist se shqetësimet e mia janë edhe më të mëdha sot se sa që kanë qenë dje dhe mendoj. Shpresoj se një ditë do të jemi të arrijmë këtë marrëveshje të mundshme me Prishtinën, por kohët e fundit çdo gjë që ka ndodhur na ka kthyer prapa 6-7 vite”, tha ai.

Vuçiq tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës dhe se ata e shohin këtë si rrezik për mbijetesën e tyre.

Loading...